SPANJË – Një vullkan shpërthen në La Palma, mijëra të evakuar dhe qindra shtëpi të dëmtuara

MADRID, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Një vullkan shpërtheu dje në ishullin spanjoll të La Palmas, shoqëruar me dëme të mëdha në El Paso, në jug të ishullit, duke detyruar të paktën 5 000 njerëz të largohen nga zona si edhe duke shkaktuar dëmtimin e qindra shtëpive.

”Garda Civile ka evakuuar të paktën 5 000 njerëz të prekur nga shpërthimi”, raportoi ”El Pais”.

”Midis njerëzve të evakuuar deri më tani nga zonat përreth janë edhe 500 turistë”, raportoi  stacioni televiziv ”Canaris7”.

Zjarrfikësit po luftonin zjarret e shkaktuara nga shpërthimi, ndërsa një re e madhe hiri ishte e dukshme në ishull.

Ishull La Palma ka 83 000 banorë.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez anuloi një udhëtim të planifikuar në SHBA dhe mbërriti në La Palma dje në mbrëmje./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.