Siguria ushqimore, 137 kontrolle, bllokohen 788 kg produkte

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në njësitë e tregtimit ushqimor, në kuadër të sigurisë ushqimore.

Sipas AKU-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 137 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore”, bën të ditur AKU.

“Inspektorët e AKU-së kanë marrë 53 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Gjithashtu janë asgjësuar 434.6 kg dhe bllokuar 788.09 kg produkte ushqimore”, thekson AKU.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.