Rindërtohet shkolla dhe kopshti “Dom Nikollë Kaçorri” në Kamzë, standarde europiane për 420 fëmijë

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Shkolla dhe kopshti “Dom Nikollë Kaçorri” në Kamzë kanë fshirë çdo gjurmë të tërmetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla dhe kopshti i rindërtuar totalisht sipas konceptit “Ndërto më mirë më pas” me financim të Bashkimit Europian.
Sipas Kryeministrit “420 fëmijë do mësojnë në këto hapësira të reja pa asnjë dallim nga shkollat e kopshtet europiane ku mësojnë bashkëmoshatarët e tyre”.
“Super. Shkolla dhe kopshti “Dom Nikollë Kaçorri” në Kamëz kanë fshirë çdo gjurmë të tërmetit. 420 fëmijë do mësojnë në këto hapësira të reja pa asnjë dallim nga shkollat e kopshtet europiane ku mësojnë bashkëmoshatarët e tyre”, tha Rama.
Komisioni Europian ka financuar 115 milionë euro grant për 2 programe të rindërtimit, një për arsimin dhe një për trashëgiminë kulturore.
/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.