Pochetino për zëvendësimin e Mesit: Mund t’i pëlqejë apo jo, vendimet i merr trajneri

PARIS, 20 shtator /ATSH-MIA/ – Trajneri i Paris Saint-Germaint, Mauricio Pochetino e sqaroi zëvendësimin e Lionel Mesit në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Lionit me rezultat 1:1.

Argjentinasi e lëshoi fushën e gjelbërt në minutën e 76-të dhe u zëvendësua me Ashraf Hakimi.

Kur e la fushën, Mesi nuk u përshëndet me trajnerin, i pakënaqur me vendimin për zëvendësimin e tij.

“Të gjithë janë lojtarë shumë të mirë. Duhet të bëjmë zgjedhje për përbërjen para se të hyjmë në fushë, dhe më pas edhe për ndeshjen, duke menduar se është më mirë për ekipin dhe lojtarët. Ndoshta ndokujt nuk i pëlqejnë vendimet. E pyeta Mesin se si ndjehet, dhe më tha se është në rregull, nuk ka probleme”, theksoi Pochetino./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.