Parku Natyror “Kune-Vain-Tale” një madhështi natyrore

TIRANË 20 shtator /ATSH-I.Vata/- Parku Natyror “Kune-Vain-Tale”, Lezhë është një nga perlat e lagunave të Shqipërisë dhe më gjerë, një madhështi natyrore.

Jo vetëm bukuritë natyrore, habitati i shpendëve dhe specieve ujore, por dhe flora është në një diversitet të pamat.

Në këtë park natyrorë të jashtëzakonshëm vijën nga lartësitë e alpeve Dirini, Fani dhe Mati lumenjtë me prirjet më të madhe që jo vetëm pasurojnë detin, por i japi jetë kësaj zonë të larmishme të hapitati më të madh natyrorë në Shqipëri.

Por, jo vetëm i specieve dhe i bimësisë, Parku Natyror “Kune-Vain-Tale është edhe streha e turistëve vendas dhe kryesisht të huaj që tërheq apasionatët e natyrës dhe të deti si dhe ekspertët e lagunave.

AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka postuar sot një album me foto nga mrekullia e këtij habitati të jashtëzakonshëm, ku puqen bashkë deti dhe laguna, prurje e maleve dhe këneta, ku bashkë në diversitet jetojnë mijëra bimë e specie jetësore.

Parku Natyror Kune-Vain-Tale është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri. E shpallur në vitin 1940 si një rezervat gjuetie, ndër të tjera sot është një Zonë e Rëndësishme për Shpendët. Ekosistemi kompleks lagunor, i formuar nga dinamika e gjirit të Drinit, është një habitat i rëndësishëm për dimërimin e rosave dhe një zonë riprodhimi për shumë lloje peshqish me rëndësi tregtare.

Habitatet e larmishëm duke përfshirë pyjet e pishave Mesdhetare, pyjet aluvional, kallamishtet, kënetat, lagunat dhe dunat bregdetare) strehojnë një numër të lartë shpendësh karabullaku i vogël, çafka e natës, çafka e vogël e bardhë, çafka e madhe e bardhë, çafka sqepëlugë, rosa marsatore, rosa sqeplugë, pata e vendit, kryekuqja e vendit) si dhe gjitarë si lundërza, nuselala dhe baldosa.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.