Ministria e Shëndetësisë: 451 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID-19

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 451 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet e reja janë në këto bashki: 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnjë, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

“Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49 vjeç dhe 62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qytetare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.

“Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Statistika (20 shtator 2021)

Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 533
Të shtruar në spitale 242
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4081

Testime totale 1,155,721
Raste pozitive 163,404
Raste të shëruara 148,117
Raste aktive 12,700
Humbje jete 2,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5410
Shkodër 1351
Fier 1197
Durrës 1185
Vlorë 742
Lezhë 599
Elbasan 627
Berat 500
Kukës 307
Korçë 306
Gjirokastër 259
Dibër 217

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.