Mblidhet kryesia e grupit parlamentar të PS, Balla: Ndryshime kushtetuese për zgjatjen e Vetingut

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Në mjediset e Kryesisë së Kuvendit u mblodh sot kryesia e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në mbledhje, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi që të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vetingut.

Kuvendi i Shqipërisë nisi në 10 shtator punimet për Legjislaturën X.

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ka në përbërje të tij 140 deputetë.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Socialiste mori 74 mandate, koalicioni PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.