Kosovë, ​mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 20 shtator/ATSH/ Në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numri më i lartë i rasteve aktive me koronavirus është në Komunën e Prishtinës.

Në Prishtinë janë 1 mijë e 978 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa Komuna e Ferizajt është e dyta për nga numri më i lartë i rasteve aktive. Më së paku raste aktive është Komuna e Graçanicës.

Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e 10 personave si shkak i infektimit me COVID-19.

Të dielën IKShPK njoftoi edhe për 173 raste pozitive me virusin COVID-19. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.