Inflacioni në gusht arriti 2,7 % sipas metodologjisë së Eurostat

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ INSTAT publikoi sot të dhënat e inflacionit në vendin tonë për muajin gusht, sipas metodologjisë së Eurostat, që rezultojnë në nivelin 2,7 % duke iu afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë 3 %.

Sipas metodologjisë së Eurostat rritja më e madhe e çmimeve prej 4,9 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,8 %, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1,1 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,7 % dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %.

INSTAT bën të ditur se, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte 0,2 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,5 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 % dhe “Transporti” me 0,1 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, u ulën me 0,6 %, pasuar nga “Shëndeti” me 0,2 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.