Gjiknuri prezanton drejtuesin e qarkut Berat: Me Bledi Çuçin do kemi rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet vendore

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, në kuadër të turit të takimeve prezantuese të drejtuesve politikë të qarqeve.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të Bledar Çuçi si drejtues politik të qarkut, Gjiknuri u shpreh se transferimi i delegimit të qarkut është një moment mjaft i rëndësishëm.

“Berati ishte një ndër qarqet decizive që përcaktoi fitoren e Partisë Socialiste në 25 Prill. Jam i bindur se Bledi do ja dali si duhet dhe do kemi një rezultat të mirë në zgjedhjet vendore ku kemi shanset të fitojmë të gjitha bashkitë”, tha Gjiknuri.

Numri dy i Partisë Socialiste falenderoi Blendi Klosin për punën e bërë në këtë qark, duke e cilësuar atë si një nga drejtuesit më të suksesshëm të familjes tonë politike.

Në fjalën e tij, Bledar Çuçi theksoi se do të vijojë të punojë me përkushtim për të arritur një tjetër rezultat të mirë në zgjedhjet vendore.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.