Defekt në 6 kabina në Tiranë, OSHEE: Linjë alternative për furnizimin me energji

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me energji elektrike të abonentëve në disa zona në Tiranës, nëpërmjet një linje alternative, në zonat e prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune.

Sipas OSHEE-s, për shkak të defektit në kabullin 20 kV tek Fabrika e Miellit, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit, kanë mbetur pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina.

Një prej tyre, kabina nr. 2 në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pas hotel “Mondial” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.

Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e Qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish-Fushës së Aviacionit.

OSHEE publikoi foto nga puna që po kryhet për riparimin e dëmit shkaktuar nga djegia e kabinës elektrike.

Përmes manovrimeve iu dha energji 60 % të abonentëve të prekur pranë rrugës “Teodor Keko” (Astiri-Unaza e re).

Punonjësit e OSSH Tiranë po punojnë intensivisht për normalizimin e situatës.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.