Breshkat e detit nisin folezimin në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta

TIRANË 20 shtator /ATSH-I.Vata/ Breshkat e detit kanë nisur folezimin në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Lajmi bëhet i ditur nga Administrata e Zonave të  Mbrojtura të qarkut Fier, që njofton se ka ndihmuar në shpëtimin dhe lirimin e breshkave të detit të ngecura apo kapur nga peshkatarët.

Në fund të muajit gusht dhe në shtator u organizuar workshop-i me temë “Folenizimi i Breshkave të detit” në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Deti Mesdhe tani është në sezonin e shumimit të breshkave të detit, ku organizata të ndryshme dhe OJQ kanë kryer aktivitete edukative dhe fushata për rritjen e ndërgjegjësimit për të mbrojtur terrenet e çeljes se vezëve në Shqipëri.

Dy vitet e fundit, janë evidentuar fole të breshkave të detit përgjatë bregdetit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta (PKDK). Edhe këtë vit po bëhen më shumë përpjekje për të monitoruar foletë. Tashmë këtë verë, ka pasur tre raportime nga peshkatarët për breshka deti të kapura në rrjetat e peshkimit, dhe stafi i ADZM Fier ka ndihmuar në shpëtimin dhe lirimin e tyre.

Në datën 18 gusht, si pjesë e Programit tonë Junior Rangers, u zhvillua një workshop mbi çeljen e vezëve të breshkave të detit.

Stafi i parkut prezantoi metodat e monitorimit për çeljen e breshkave të detit, dhe më pas u vijua përgjatë bregut duke kërkuar gjurmë të breshkave të detit.

Fatkeqësisht, nga vëzhgimi nuk u vërejt asnjë fole, por aktiviteti vijoi me pastrimin e zonës ku breshkat e detit preferojnë të vendosin dhe inkubojnë vezët e tyre.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.