Ata që shajnë janë më të sinqertë sesa ”diplomatët”!

LONDËR, 20 shtator /ATSH/ – Bota është e bukur sepse është e larmishme, por, duke e thjeshtuar më shumë, ne mund të identifikojmë dy lloje njerëzish, ata që shajnë dhe ata që preferojnë një qasje më diplomatike, shkruan faqja e internetit today.it.

Edhe pse përdorimi i fjalëve të turpshme nuk është i mirëpritur nga shoqëria jonë, duket se ka një aspekt pozitiv në këtë qasje.

Sipas një studimi të kryer nga universitetet e Stanford Cambridge, Maastricht dhe Hong Kong, njerëzit që thonë shumë fjalë të rënda mund të jenë më të sinqertë pasi do të aplikonin më pak filtra mendorë në të folur.

Studimi u krye në dy faza të ndryshme: gjatë fazës së parë 276 persona morën pjesë në një intervistë, duke treguar se cilat fjalë të rënda ata përdorin çdo ditë dhe sa shpesh.

Studiuesit më pas testuan ndershmërinë e tyre duke i nënshtruar një sërë testesh.

Gjatë fazës së dytë të studimit, studiuesit analizuan mbi 70 000 profile në Facebook duke kërkuar tregues gjuhësorë të mashtrimit, siç është përdorimi i personit të tretë dhe prania e fjalëve negative.

”Duke kombinuar rezultatet që kemi parë se ekziston një lidhje e fortë mes sharjes dhe ndershmërisë: ata që thonë më shumë fjalë sharëse kanë tendencë të jenë më të sinqertë”, theksuan autorët.

Kjo lloj gjuhe nënkupton që personi aplikon më pak filtra në ligjërimin e tij shoqëror duke përdorur më pak maska./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.