Kosovë, 10 të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 19 shtator/ATSH/- Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 5.798 testime nga të cilat 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444. Në total numri i rasteve aktive është 9.764. Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës. Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.