70 gramë kërpudha kushtojnë edhe… 7 600 dollarë!

TOKIO, 19 shtator /ATSH-AA/ – Tri kërpudha të llojit Matsutake u shitën në Japoni për 830 000 jenë (7 600 dollarë), në mbledhjen e parë të tyre të sezonit.

”Çmimi me të cilin kërpudha e famshme Matsutake u shit në një ankand të organizuar me rastin e fillimit të sezonit të mbledhjes së kësaj kërpudhe në Japoni, tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut”, shkruan media japoneze.

Pronari i restorantit Tamba-Sasayama Kinmata bleu kërpudha të gjata 7 deri në 11 centimetra, të cilat peshonin gjithsej 70 gramë.

Në fillim të sezonit, çmimi për një kilogram kërpudha ishte 11,8 milionë jenë (108 000 dollarë)./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.