Varhelyi uron qeverinë Rama 3: Dialogu konstruktiv politik, kyç për pranimin në BE

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përcolli mesazhin e urimit pas betimit të qeverisë Rama 3 për marrjen e detyrës.

“Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimi europian dhe reformat e sundimit të ligjit të jenë në krye të axhendës. Dialogu konstruktiv politik dhe koordinimi i fortë janë kyç për pranimin në BE”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan sot në orën 10:00 në Presidencë, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.