Sektori energjetik, marrëveshje 50 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së shtunës, miratoi marrëveshjen e huasë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, për një linjë kredie prej 50 milionë euro, që ka si qëllim mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri.

Në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”, me një hua në shumën 50 000 000 euro.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.