Qeveria merr detyrën, Gjiknuri: Nis sfida për të përmbushur angazhimet para qytetarëve

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri përgëzoi sot nisjen e mandatit të tretë me betimin e qeverisë Rama 3.

“Nga sot nis një sfidë jo e lehtë për të çuar përpara reformat, që na afrojnë gjithnjë e më pranë familjes evropiane. Nis sfida për të përmbushur angazhimet e marra para qytetarëve shqiptarë, të cilëve iu kërkuam votën në fushatën e fundit zgjedhore. Sfida për tu konfirmuar 768,134 votuesve tanë, se në 25 Prill bënë zgjedhjen e duhur, duke besuar tek Partia Socialiste dhe Edi Rama për të tretën herë rresht”, u shpreh Gjiknuri.
“Sfida për t’iu dëshmuar edhe atyre që nuk na votuan, se do t’iu shërbejmë të gjithëve njësoj, për të mirën e përbashkët, objektivin tonë për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku meriton të jetë!”, theksoi ai.
Qeveria Rama 3 u betua sot para presidentit, duke shënuar nisjen e detyrës. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.