“Mandati i tretë historik”, Kim: SHBA presin të punojnë intensivisht për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një mesazh urimi pas marrjes së detyrës së qeverisë Rama 3, u shpreh se ka nisur mandati i tretë historik.

“Urime kryeministrit Edi Rama për nisjen e mandatit të tretë historik. SHBA presin me padurim të punojnë intensivisht me Shqipërinë për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan sot në orën 10:00 në Presidencë, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.