Kushi: E motivuar për të kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të sportit

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi publikoi mesditën e së shtunës disa foto nga momenti i ceremonisë së betimit të qeverisë Rama 3 në Presidencë.

Kushi tha se “jam shumë e nderuar dhe e motivuar të vazhdoj kontributin tim duke shërbyer si Ministre e Arsimit dhe Sportit në këtë mandat të ri, për të vazhduar reformat e nisura dhe për të ndërmarrë politika e nisma të reja, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të sportit”.

Ndër të tjera, ministrja Kushi shprehet “thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama dhe besimplotë që të gjithë së bashku do të bëjmë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët”. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.