Krijohet Agjencia për Media dhe Informim

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim.

Kjo agjenci bazohet në disa modele të suksesshme në Gjermani, Itali e më gjerë që garantojnë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet dhe projektet si dhe me qëllimet e objektivat apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet apo veprimtarinë e Këshillit të Ministrave ose të gjithë institucioneve.

Agjencia po ashtu, shtoi Rama, siguron njohjen e institucioneve të qeverisë qendrore me gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me qeverisjen në Republike dhe qëndrimin e publikut dhe medias mbi çështje në interes publik.

“Një mekanizëm i qëndrueshëm gjithpërfshirjeje profesionale i komunikimit me publikun e median në funksion të përgatitjes së qëndrimeve, komunikimeve me publikun mbi çështje të rëndësisë së veçantë analizimit të tyre dhe konsultimeve me publikun në funksion të vendimmarrjeve të qeverisë“, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.