Fotogaleri- Rama me kabinetin e ri qeveritar pas betimit në Presidencë

 

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e kabinetit, pas betimit në Presidencë ecën përgjatë bulevardit deri ne selinë e Kryeministrisë, ku pas fotos së rastit, nisi edhe mbledhja e parë e qeverisë së re, e cila shënon nisjen e punës në mandatin e tretë.

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e re u betuan në Presidencë rreth orës 10:00 të së shtunës, për të vijuar në këmbë drejt Kryeministrisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.