UASHINGTON – Biden: Veprim sa më i shpejtë kundër ndryshimeve klimatike

UASHINGTON, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Joe Biden për një veprim të shpejtë kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa citoi raportin e fundit të OKB-së për klimën, gjatë fjalës së tij të hapjes së punimeve të MEF, Forumi i Ekonomive të Mëdha për Energjinë dhe Klimën.

“Ne duhet të veprojmë dhe duhet të veprojmë tani kundër ndryshimeve klimatike”, tha Biden, duke theksuar se ai “përfaqëson një kod të kuq për njerëzimin”.

Angazhimet e marra nga shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Parisit po e çojnë botën drejt një ngrohjeje “katastrofike” prej + 2,7 gradë Celcius, shumë larg objektivit prej 1,5 gradë Celcius të shpresuar për të kufizuar pasojat shkatërruese nga ngrohja globale, sipas raportit të OKB-së.

Në forumin MET marrin pjesë të paktën shtatë udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.