Siguria ushqimore, 104 kontrolle dhe 15 masa administrative në biznese

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu sot 104 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

Drejtoritë rajonale të AKU-së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit.

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 15 masa administrative me paralajmërime dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, AKU ka asgjësuar po ashtu 46.402 tonë produkte ushqimore.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.