Riparim i infrastrukturës rurale, hapen rrugët në disa njësi në bashkinë Mat

TIRANË 17 shtator /ATSH-I.Vata/ Bashkia e Matit vazhdon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në njësitë administrative Macukull dhe Komsi.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili njofton se vijon puna për hapjen e rrugëve të reja rurale.

“Në fshatin Shqefen po punojmë për hapjen e trasesë së rrugës së varrezave me gjatësi 300 ml. Kjo është një kërkesë e kahershme e banorëve të zonës dhe ne kemi marrë angazhimin për realizimin e saj”, shprehet ai.

Po ashtu, Bashkia Mat ditë më parë ka riparuar rrugën në fshatin Midhë në Njësinë Administrative Komsi.

“Ne jemi shumë të vëmendshëm për riparimin e rrugëve rurale të cilat i japin frymëmarrje zonës dhe banorëve”, shprehet Malaj.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.