Parashikimi i motit, e enjte 17 shtator 2021

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Vendi ynë ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime  vranësirash dhe kthjellimesh.

Në relievet e larta malore veriore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara të shiut në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri ne 10-13m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/31 diell re
Kukës 14/29 diell re
Lezhë 15/31 diell re
Dibër 14/29 diell re
Durrës 19/30 diell re
Tiranë 19/32 diell re
Elbasan 17/33 diell re
Berat 12/33 diell re
Vlorë 17/30 diell re
Korcë 13/27 diell re
Gjirokastër 12/32 diell re
Sarandë 14/31 diell re

 

 

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.