Norma e interesit të depozitave në euro shënoi 0.29 % në korrik

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Normat e ulëta të interesit po vazhdojnë të nxisin vendosjen e fondeve në llogari rrjedhëse ose depozita pa afat.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma e interesit të depozitave në euro shënoi nivelin 0.29 % në muajin korrik të këtij viti, duke qenë në nivele të afërta me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se interesat e depozitave me maturitet deri në një vit, të cilat kanë peshën më të madhe tek depozitat me afat, kanë regjistruar një ulje të lehtë.

Për depozitën në euro me afat 12-mujor, norma e interesit ishte vetëm 0.13 %.

Ndërkohë, interesi mesatar për depozitat me maturitet mbi një vit ka rezultuar i luhatshëm dhe në rritje, me vitin e kaluar.
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.