AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/9/2021

RUSIA – Zgjedhjet legjislative.

AFGANISTAN – Fundi i mandatit të misionit të ndihmës së OKB-së në Afganistan, Manua.

TOKIO (Japoni) – Fillon fushata për votimin e brendshëm për kreun e partisë PLD në pushtet.

JIUQUAN (Kinë) – Kthimi i astronautëve kinezë nga misioni tremujor Shenzhou-12.

KAMBOXHIA – Fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç.

ISLAMABAD (Pakistan) – Konferencë për shtyp nga Komisioneri i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

ATHINË (Greqi) – Samiti i MED.

BRUKSEL – Afati i fundit për përgjigjen e Apple ndaj hetimit të BE-së për shkeljet e pretenduara të rregullave të konkurrencës në tregun e muzikës në internet.

BIALISTOK (Poloni) – Përurimi i Memorialit të Siberisë, i kushtuar viktimave të dëbimeve masive të epokës sovjetike dhe të carëve.

SPANJË – Festivali Ndërkombëtar i Filmit San Sebastian 2021.

FIRENCE (Itali) – Takimi i ministrave të Bujqësisë të G20-s.

ATHINË (Greqi) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron, me rastin e samitit BE-MED.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë e përbashkët e OBSH-së dhe ILO-s për vdekshmërinë nga puna.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i qeverisë për diskutimin e masave kundër COVID-19.

KIEV (Ukrainë) – Takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

UASHINGTON (SHBA) – Takim online i Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, me homologët e tij nga Izraeli dhe tre vende arabe, me rastin e përvjetorit të parë të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

MEKSIKO (Meksikë) – Komisioni Ekonomik për Amerikën Latine dhe Karaibet paraqet planin për migracionin ilegal te ministrat e Jashtëm të Meksikës, El Salvadorit, Guatemalës dhe Hondurasit.

PEKIN (Kinë) – Ceremonia e prezantimit të parullave për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

ITALI – Motoçiklizëm: Kampionati Botëror, Çmimi i Madh i San Marinos./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.