19 humbje jete dhe 279 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 17 shtator /ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 19 raste të reja të vdekjes si pasojë e pandemisë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.