Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, Xhaçka: Nevojë për mesazhe të qarta dhe hapa konkretë

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim online me Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të radhës BE – Ballkani Perëndimor.

Xhaçka theksoi nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Xhaçka nënvizoi se, integrimi ekonomik, ndërlidhja dhe tregu i vetëm janë prioritetet tona të përbashkëta.

“Diskutime të frytshme sot me Komisionerin Varhelyi dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të radhës BE – Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Brdo. Theksova nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Integrimi ekonomik, ndërlidhja dhe tregu i vetëm janë prioritetet tona të përbashkëta”, u shpreh Xhaçka në një postim në Facebook pas takimit.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.