COVID-19, tre kushtet për të udhëtuar drejt Holandës

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Pasagjerët shqiptarë do të lejohen të udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Holandës nëse ata janë të vaksinuar, ose paraqesin një test PCR, ose antigen të shpejtë.

Tirana Airport Partners e cila menaxhon aeroportin ndërkombëtar të Rinasit publikoi kushtet që duhen plotësuar për të udhëtuar drejt Holandës.

“Të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Holandës duhet të plotësojnë 3 kushte. Të jenë të vaksinuar me një nga vaksinat: Astra Zeneca; Pfizer; Johnson & Johnson; Moderna; Serume Institute of India; Sinopharm BIBP; Sinovac. Të paraqesin një test PCR; ose antigen të shpejtë”, bën të ditur TIA.

Po ashtu, TIA publikoi edhe linkun të cilin qytetarët duhet të plotësojnë formularin për të udhëtuar.

https://www.government.nl/topics/coronavirus-covid-19/documents/publications/2021/07/01/vaccine-declaration-covid-19?fbclid=IwAR3aneQwHLV87a1ZpgkQKK9KJtCrhbMsRTQFM2jbVuLcIPzrro1RxJQJOUE

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.