COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 942 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 6 humbje jete dhe 942 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5723 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 942 qytetarë, në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnjë, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan.

Janë 12,848 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Statistika (16 shtator 2021)

Raste të reja ditore        942

Të shëruar në 24 orë      832

Të shtruar në spitale       204

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 5723

Testime totale              1,137,276

Raste pozitive               160,365

Raste të shëruara           144,954

Raste aktive                  12,848

Humbje jete                     2,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5401

Shkodër          1440

Durrës            1147

Fier                1153

Vlorë               801

Lezhë              691

Elbasan           646

Berat               513

Korçë              286

Kukës              283

Gjirokastër       259

Dibër               228

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.