Bajpasi i Elbasanit, Balluku: Kërkesë e hershme e Ballës, projekti do konkretizohet

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se ndërtimi i bajpasit të Elbasanit është një domosdoshmëri për infrastrukturën kombëtare.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se ndërtimi i bajpasit ka qenë një kërkesë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla prej shumë kohësh dhe së shpejti do fillojë dhe studimi i fizibilitetit.

“E kemi diskutuar dhe bashkia e Elbasanit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kooperacionin italian për të nisur fazën e parë të studimit të fizibilitetit për të evituar njëherë e mirë trafikun që krijohet. Pra, bajpasi i Elbasanit është në projektet e qeverisë dhe në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit ne do të vazhdojmë punën për ta konkretizuar këtë projekt”, tha ministrja Ballauku në fjalën e saj në Kuvend.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.