Siguria ushqimore, AKU gjobit dy biznese, asgjësohen 1.63 tonë produkte

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në njësitë e tregtimit ushqimor, në kuadër të sigurisë ushqimore.

Sipas AKU-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 141 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 37 masa administrative me paralajmërim dhe 2 gjoba për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore”, bën të ditur AKU.

Inspektorët e AKU-së kanë marrë 19 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Gjithashtu janë asgjësuar 1.63 tonë produkte ushqimore.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.