ITALI – Draghi: Sigurimi i të drejtave dhe ndihmës për afganët një detyrim moral

ROMË, 15 shtator /ATSH-ANSA/ – Ditët e fundit, në Afganistan, ne kemi qenë dëshmitarë të imazheve që na kthejnë në vitet më të errëta të historisë së vendit, tha kryeministri italian, Mario Draghi, në Forumin Ndërfetar të G20-s.

“Në veçanti, gratë, të cilat në njëzet vitet e fundit kishin rifituar të drejtat themelore, të tilla si arsimi, tani janë në rrezik madje edhe të ndalohen të ushtrojnë sporte, duke shtypur edhe përfaqësimin e tyre në qeveri”, vuri në dukje Draghi.

“Si bashkësi ndërkombëtare, ne kemi një detyrim moral ndaj një vendi ku kemi qenë për 20 vjet”, shtoi ai.

Kryeministri  theksoi detyrimin për ndihmë humanitare, parandalimin e terrorizmit, mbështetjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.