​Zgjedhjet lokale në Kosovë, fillon sot votimi përmes postës

PRISHTINË, 15 shtator/ATSH/- Sot fillon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale.

Periudha e votimit përmes postës siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) përfundon më 15 tetor.

“Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532”, ka njoftuar KQZ.

Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.