Meta dekreton qeverinë Rama

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Presidenti Ilir Meta dekretoi mbrëmjen e sotme qeverinë e re Rama.

Sipas informacionit nga Presidenca, në mbështetje të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të 25 prillit, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me propozim të Kryeministrit si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave, Presidenti Meta dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

  • Zoti Edi Rama- Kryeministër;
  • Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
  • Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
  • Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
  • Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
  • Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
  • Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
  • Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
  • Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
  • Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
  • Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
  • Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
  • Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Edi Rama është emëruar kryeministër në fillim të Legjislaturës X, me dekretin e Presidentit të Republikës në datën 10 shtator.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.