Industria britanike e transportit bën thirrje për zero emetime deri në vitin 2050

LONDËR, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Industria e anijeve në Britaninë e Madhe po i bën thirrje sektorit ndërkombëtar që të ndjekë një objektiv neto zero të emetimeve të karbonit deri në vitin 2050.

Rregulloret ndërkombëtare kërkojnë që industria globale detare të zvogëlojë emetimet e saj me 50% nga nivelet e vitit 2008.

Shefi ekzekutiv i saj, Bob Sanguinetti, tha se ”ne duam të jemi në krye të agjendës së gjelbër dhe tani është koha për të bërë thirrje për veprime radikale”.

“Qëllimi i reduktimit të emetimeve nga transporti me 50% nuk ​​është i mjaftueshëm. Ne duhet t’i tregojmë botës se e kuptojmë këtë dhe është e domosdoshme që të arrihet një objektiv i karbonit zero deri në vitin 2050”, shtoi ai.

“Industria e transportit detar është një nga mënyrat më të pastra për të lëvizur mallra në të gjithë botën, por ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar emetimet tona”, theksuan autoritetet detare./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.