Gazheli: Të ardhurat arritën rekord historik në gusht

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Reformat e ndërmarra në funksion të lehtësimit të tregtisë dhe mbikëqyrjes efektive, miradministrimi, përmirësimi i klimës së biznesit, ulja e kohës së zhdoganimit, respektimi i metodologjisë së vlerësimit doganor, janë faktorët që kanë ndikuar që rritja e të ardhurave doganore për muajin gusht 2021 dhe periudhën 8-mujore të shënojnë rekord historik.

Në analizën 8-mujore Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli shprehet se të gjitha strukturat doganore kanë patur një angazhim të shtuar edhe pse në një periudhë të vështirë për gjithë ekonominë globale, jo vetëm atë shqiptare, duke bërë që të ardhurat doganore për 8-mujorin 2021 të realizohen në masën 119.3 miliardë lekë, nga 109.7 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 9.6 miliardë lekë më shumë.

Në krahasim me 8-mujorin 2020 janë realizuar rreth 23.3 miliardë lekë më shumë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.