Mbërrijnë edhe 31,590 doza Pfizer, mbi 2 milionë vaksina antikovid deri tani

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur mbrëmjen e së hënës se, 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

“Janë mbi 2 milionë vaksina antikovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë”, u shpreh Rama.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, apeloi Rama.

Edhe muaji shtator vijon të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Ndërkohë që për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.