Kuvendi në seancë plenare, zgjedh Byronë dhe komisionet e përhershme

TIRANË 13 shtator /ATSH-I.Vata/ Kuvendi i Shqipërisë nisi pasditen e sotme seancën plenare për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit si dhe përbërjen e komisioneve të përhershme.

Kuvendi pritet të miratojë projektvendimin “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”, projektvendimin “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Po ashtu, do të miratohet dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme”.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.