FOKUS – Hidalgo dhe Le Pen sfidojnë Macron për presidencialet

PARIS, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Anne Hidalgo, kryebashkiakja e Parisit, socialiste dhe Marine Le Pen, pritet të sfidojnë në garë për kreun e Elizesë, presidentin aktual Emmanul Macron.

“Kam vendosur të jem kandidate për presidencën e Republikës Franceze”, njoftoi kryebashkiakja socialiste e Parisit, Anne Hidalgo.

“Para syve tanë, modeli republikan po shpërbëhet”, tha Hidalgo, duke kujtuar se ajo ishte “një grua franceze e lindur në Spanjë” dhe se ”vitet e fundit kishte dëgjuar francezët dhe francezet”.

”Unë dua të filloj duke i dhënë fund përbuzjes, arrogancës, përçmimit të atyre që e njohin jetën tonë aq keq.  Dua të ofroj një të ardhme për të gjithë fëmijët tanë”, shtoi Hidalgo./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.