Lideri i AfD-së nuk di përmendsh asnjë… poezi!

BERLIN, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Në programin politik të partisë ekstremiste gjermane të krahut të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) theksohet nevoja për të nxjerrë në pah vlerat tradicionale kulturore si edhe këngët popullore.

Por, kur media gjermane, pyeti një prej liderëve të kësaj partie, Tino Chrupalla për këtë çështje, mbeti e befasuar që ky i fundit nuk dinte asnjë poezi përmendësh.

I pyetur tjetër nëse mund të kishte të paktën një poet të preferuar, Chrupalla arriti të thotë se ai ishte Heinrich Heine, një nga poetët më të njohur gjermanë, edhe pse nuk dinte asnjë varg përmendsh të tij.

Chrupalla madje nuk dinte as kuptimin e fjalës angleze “cringe”, e popullarizuar në mesin e adoleshentëve në Gjermani, kur duan të përshkruajnë një ngjarje të vështirë.

Kultura letrare e Chrupallas provokoi tallje në rrjetet sociale.

Një përdorues shkroi në Twitter se ”kjo është njësoj si të pyesësh Sarah Palin për gazetën e saj të preferuar. Ose Donald Trump për fragmentin e tij të preferuar të Biblës”.

Dy politikanët e njohur amerikanë njihen si pak dashamirës ndaj të lexuarit.

Një tjetër argumentoi se Chrupalla tha se ai kishte thënë emrin e të parit shkrimtar gjerman që i kishte vajtur në mendje.

“Chrupalla nuk di përmendsh asnjë poezi gjermane, por i pëlqen Heine. Nuk ka asgjë më të çuditshme se kaq”, shkroi komentuesi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.