Fotogaleri- Check-in Fest në Gjirokastër, 3 ditë art, muzikë dhe trashëgimi

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Fundjava në Gjirokastër ka mbledhur njerëz të të gjitha moshave e profesioneve si rrallëherë, pasi festa e përgatitur përgjatë 3 ditëve kishte nga të gjitha.
Check-in fest në Gjirokastër dhuroi për vizitorët, por edhe për qytetarët gjirokastritë mundësinë e argëtimit dhe promovimit kulturor e të trashëgimisë përmes aktiviteteve të shumta.
Fundjava ishte fantastike në Gjirokastër e mbushur plotë me miq të rinj dhe të vjetër që duan të festojnë dhe të zbulojnë më shumë për qytetin. Një fundjavë ku mbizotëronte muzika, idetë inovatore, poetika dhe eksplorimi i gjërave të reja.
Aktiviteti nisi të premten nga Qendra e Pazarit për të vijuar me interpretime poetike në Rrugicën e Zejtarëve gjatës pasdites. Gjatë mbrëmjeve nuk munguan festat me muzikë e argëtim. Edhe gjatë shtunës, workshop-e, lojëra me gjueti e thesareve të shumtë të qytetit, festë e argëtim mblodhi mjaft qytetarë, për të kulmuar të dielën me festën e Balonave.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.