BM – Kokainë me vlerë mbi 220 milionë dollarë zbulohet në një jaht

LONDËR, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Një britanik është ndërmjet gjashtë personave të akuzuar, pasi autoritetet sekuestruan më shumë se dy tonë kokainë në bordin e një jahti luksoz.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se të dyshuarit janë akuzuar për vepra të trafikut të drogës pas konfiskimit, i cili u bë 80 milje larg bregut të Plymouth dhe vlerësohet të jetë me vlerë rreth 221,3 milionë dollarë.

Andrew Cole, 32 vjeç, nga Stockton-on-Tees, do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Plymouth të hënën, së bashku me shtetasit nikaraguanë Billy Downs, 49 vjeç, Denson White-Morales, 34 vjeç, Edwin Taylor-Morgan, 40 vjeç, Brynie Sjogreen, 38 vjeç dhe Ryan Taylor, 42 vjeç.

Operacioni përfshinte edhe Policinë Federale Australiane (AFP)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.