Bllokohen ilaçe kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Strukturat doganore të degëve Durrës dhe Kapshticë bllokuan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë kryerjes së procedurave të kontrolleve përkatëse në bazë të analizës së riskut, në dy automjete, janë konstatuar sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

“Menjëherë strukturat e këtyre Degëve Doganore kanë bërë bllokimin e këtyre sasive, si dhe i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme në strukturat përgjegjëse”, informoi DPD.

Administrata Doganore Shqiptare thotë se mbetet e angazhuar dhe ka të gjithë vullnetin për të qenë në krah të biznesit të ndershëm dhe në mbështetje të konkurrencës së lirë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.