Meta dekreton Ramën Kryeministër të Shqipërisë

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Presidenti Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Edi Ramës, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Me një dekret të veçantë që hyn në fuqi menjëherë, Presidenti Meta emëroi kryeministrin Rama, sipas propozimit të Partisë Socialiste, e cila rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Dekreti vjen pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Po ashtu dekreti vjen pas fillimit të Legjislaturës X, me thirrjen dhe zhvillimin e mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur ditën e djeshme.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.