Agjencia Telegrafike Shqiptare

FSK dhe ushtria amerikane nderojnë viktimat e 11 Shtatorit

PRISHTINË, 11 shtator /ATSH/ Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në SHBA, FSK së bashku me ushtrinë amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët kondicional.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se me ushtrinë amerikane do të ndajnë gjithmonë edhe dhimbjen edhe krenarinë.

“Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001. Me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajmë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë! Sepse, Së bashku jemi më të fortë! ”, shprehet Mehaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version