Rihapet konkursi në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, 2897 të punësuar me meritë nga viti 2019

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ 2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me meritë nga viti 2019, kur u hap portali “Infermierë për Shqipërinë”.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se “ky proces transparent që ka vendosur një standard të ri për punësimet në shëndetësi, vijon me shpalljen e konkursit të radhës”.

“Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licencuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të konkurruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se “afati i fundit i aplikimit është data 21 shtator 2021”.

“Apliko tani tek “Infermierë për Shqipërinë”. Punësim me meritë, për të garantuar shërbime shëndetësore më cilësore për qytetarët. Transparencë, meritokraci dhe dinjitet”, tha Manastirliu.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.