ARGJENTINË, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Lionel Messi u shfaq emocionalisht i lumtur teksa realizoi një ëndërr duke eklipsuar brazilianin e madh Pele si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për një komb të Amerikës së Jugut.
Messi shënoi një tripletë gjatë fitores 3-0 të Argjentinës ndaj Bolivisë në ndeshjen kualifikuese për në Kupën e Botës, CONMEBOL, dhe këta gola e bënë atë të kapërcejë Pelen.
“Unë e kam idhull Pelen”, theksoi Messi duke mos i mbajtur lotët.
“Është diçka e pabesueshme”, shtoi ai./ /os/
